Loading…

Sot nis ndërtimi i autostradës së tretë në Kosovë

  • 15/04/2018 | 08:11

Sot nis ndërtimi i autostradës së tretë në Kosovë

Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës, sot mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.


Kjo do të jetë autostrada e tretë në Kosovë, pas asaj drejt Shqipërisë dhe tjetrës drejt Maqedonisë që është ende në ndërtim e sipër.

Ceremonia inauguruese e fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, nga ora 11:30.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë