Loading…

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

  • 04/05/2021 | 10:50

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 4 mijë e 680 vaksina Pfizer

Sot në Kosovë pritet që të arrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.


Këtë e kanë konfirmuar zyra për komunikim e MSH-së, nga e cila kanë deklaruar se edhe javëve në vazhdim do të arrijnë disa kontingjente, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”, thuhet nga MSH për KosovaPress.

Ndërsa, të pyetur se a do ketë ndonjë ceremoni për pranimin e këtyre dozave të vaksinës Pfizer, nga zyra për komunikim e MSh-së kanë thënë se nuk besojnë që do të ketë ndonjë aktivitet.

Kujtojmë që ditë më parë presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj e deri në gusht.

Kosova aktualisht nuk ka asnjë dozë të asnjë lloj vaksine anti-COVID, dhe është vendi i fundit në rajon që ka nisur imunizimin e qytetarëve kundër pandemisë.

Deri më tani janë vaksinuar 24 mijë qytetarë të Kosovës me vaksinat AstraZeneca që kishin arritur në Kosovë më 28 mars 2021.

Edhe këto doza të vaksinave anti-COVID i janë dhuruar qytetarëve të Kosovës për imunizim nga COVAX.

Ndërsa, numri i personave të vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 2 mijë e 187 raste, ndërsa numri i të infektuarve aktiv është 7 mijë e 983.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë