Para Spitalit Regjional të Mitrovicës, organizohet një protestë në shenjë pakënaqësie për rastin e sulmit ndaj dy infermierëve në vendin e tyre të punës, shkruan Gazeta Metro.
Në mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.
Përkundër sulmit fizik, pacientët trajnohet nga stafi i shërbimit shëndetësor.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë./gazetametro.net