Sot do të varrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës, të cilat u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Jashari ka njoftuar se varrimi do të bëhet me fillim nga ora 14:00.
“Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, ka shkruar Jashari.