Sot në botë shënohet Dita ndërkombëtare e vetëdijësimit për autizmin. 2 prilli shënohet si dita botërore prej vitit 2008.
Kjo ditë është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit, përcjellë gazetametro.net.
Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë po shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.
‘Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë po zhvillon aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e njerëzve në vend për këtë sëmundje. Në ‘Sheshin Nënë Tereza’, disa të cilët janë pjesë e këtij asociacioni po varnin në drunjë thënie që kanë të bëjnë me këtë sëmundje.
Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme./gazetametro.net