Loading…

Sot shënohet Dita Botërore e Tokës

  • 22/04/2017 | 09:09

Sot shënohet Dita Botërore e Tokës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me Komunën e Prishtinës, FSK-në, FSHMN-në, OJQ-të mjedisore dhe institucionet tjera relevante, sot do të shënojë Ditën Botërore të Tokës.


Ceremonia mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë,

Ndërsa, Green Art Center-Prishtina, me përkrahjen e organizatës qeveritare Giz-SMS program, si dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Gjilanit, do të shënojnë 22 prillin – Ditën e Tokës, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me karakter mjedisor.

Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës dhe degradimin që ne si njerëz ia bëjmë asaj, transmeton kp.

Përfaqësues të GAC-it si dhe përfaqësues institucional të komunës së Mitrovicës dhe asaj të Gjilanit, duke e quajtur muajin prill si muajin e Tokës, kanë bërë përgatitje për ta shënuar këtë ditë sa më denjësisht nëpërmjet aktiviteteve të shumta ku do të jenë të përfshirë edhe vullnetarët e shkollave fillore dhe të mesme të Klubeve të Gjelbra, si dhe studentët e Akademisë së Artit “Evolucion”, të cilët gjatë gjithë muajit kanë punuar punimet e tyre për të shënuar këtë ditë.

Sot në sheshin “Nënë Tereza”, do të ketë një aksion me të cilin do të bëhet thirrje kundër ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit nga aktivistët, materiale informuese në lidhje me ndotjen e ajrit dhe ndikimin e saj në shëndet, shpërndarje të maskave kundër ndotjes së ajrit, si dhe thirrje ndaj institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, që të punojnë në mënyrë sistematike në marrjen e masave gjatë periudhave kur ndotja e ajrit fillon të rritet, janë vetëm disa nga aktivitetet që do të ndodhin sot në shehsin e kryeqytetit.

Ky aksion është organizuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim – SFCK, në mbështetje nga Komisioni Evropian.

Gjatë këtij aksioni do të ketë edhe mesazhe solidariteti për të gjithë ata që janë prekur nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ndotjes së ajrit. Kujtojmë se raporti i Bankës Botërore në Kosovë, ka përllogaritur rreth 835 vdekje të parakohshme çdo vit në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë