Loading…

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

  • 17/10/2026 | 10:04

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Sot, më 17 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe praktikave kulturore që përcillen nga një brez te tjetri.


Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), kjo ditë shënohet për të tretin vit radhazi, duke vënë në pah shumëllojshmërinë dhe pasurinë e trashëgimisë së gjallë kulturore në mbarë botën.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, UNESCO ka nisur një fushatë ndërkombëtare për promovimin e aktiviteteve kulturore gjatë gjithë muajit tetor.

Organizata ka ftuar institucionet kulturore, komunitetet, organizatat joqeveritare dhe vendet anëtare të Konventës së vitit 2003 që të organizojnë aktivitete për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Kjo trashëgimi përfshin traditat gojore, artet interpretuese, praktikat shoqërore, ritualet, festat tradicionale, njohuritë për natyrën dhe mjeshtëritë tradicionale.

Përmes kësaj dite, UNESCO synon të theksojë rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe përcjelljes së njohurive e traditave te brezat e rinj.

Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale u shpall nga UNESCO në vitin 2023, ndërsa për herë të parë u shënua më 17 tetor 2024.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë