Loading…

Sot varroset 24 vjeçari që u vetëvra dje në poligonin e armëve në Obiliq

  • 02/12/2021 | 12:16

Sot varroset 24 vjeçari që u vetëvra dje në poligonin e armëve në Obiliq

Sot në ora 15:00 varroset i riu 24 vjeçar që humbi jetën në poligonin e armëve në Obiliq, shkruan Gazeta Metro. 


Si fillim rasti u raportua si plagosje në një poligon të shenjëtarisë në këtë komunë, por më vonë nga të dhënat fillestare u theksua se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje.

Nga Policia e Kosovës u tha se pranuan informacionin për të shtëna me armë, meqë rast është plagosur një person i cili me të dërguar në Qendrën Klinike Universitare nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Nga familjarët e të ndjerit është bërë e ditur se varrimi i tij bëhet sot në varrezat e fshatit Sllovi, nga ora 15:00.

Përmes një publikimi në Facebook nga klubi i shenjëtarisë “Katana”, mbrëmë është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme, transmeton lajmi.net.

Poashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë