Ish-futbollisti i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, që vdiq dje nga një arrest kardiak, do të varroset sot, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i tij, Shkumbin Kajtazi, i cili tha se varrimi do të bëhet në ora 14:30.
“Miq e familjarë, djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, ka shkruar Kajtazi.
Kujtojmë se Erion Kajtazi, vdiq dje gjatë ndeshjes A&N – Trepça’89, ku në minutat e fundit të pjesës së parë ra pa ndjenja në tokë. /gazetametro.net