Pas përfundimit të hetimeve, rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, familjarët tërhoqën trupin e të ndjerit Hazbi Idrizi nga spitali klinik i Tetovës.
Ai pritet të përcillet sot në banesën e fundit pas faljes së namazit të drekës në varezat e fshatit Bogovinë.
Kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi është qëlluar me armë zjarri paraditen e djeshme, ku për pasojë ndërroi jetë në spitalin e Tetovës. /gazetametro.net