Loading…

Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore në Drenas

  • 28/11/2016 | 11:58

Sot zyrtarisht fillon fushata zgjedhore në Drenas

Sot edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, raporton gazetametro.net

Të parët që do ta bejnë hapjen e fushatës zgjedhore janë Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e dytë më e madhe e në vend me kandidat Bedri Nika. Manifestimi do të mbahet në orën 12:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari e LDK’së, njëherësh kryeministër i vendit Isa Mustafa.

Ndërsa partia më e madhe në vend, fillon hapjen e fushatës zgjedhore me kandidatin Ramiz Lladrovci në Korroticë të Epërme. Partia Demokratike e bënë hapjen e fushtës duke filluar nga ora 15:00.

Edhe NISMA për Kosovën më kandidatin e saj Isa Xhemajli ka konfirmuar mbajtjen e tubimit të hapjes së fushatës zgjedhore. Tubimi  i tyre do të fillojë në orën 14:00.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunë e Drenasit, do të garojnë edhe Elmi Thaçi nga AKR-ja, Vehbi Berisha nga Partia Fjala, dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat për kryetar të kësaj komune./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë