Loading…

Southgate i ofrohet rinovimi i kontratës me Anglinë, pavarësisht rezultateve që do të arrijë në Euro 2020

  • 26/06/2021 | 13:29

Southgate i ofrohet rinovimi i kontratës me Anglinë, pavarësisht rezultateve që do të arrijë në Euro 2020

Gareth Southgate duket se e ka të ‘palëkundur’ postin e trajnerit të Kombëtares së Anglisë.


Sipas ‘90min’, drejtuesit e Kombëtares së Anglisë do ti ofrojnë kontratë të re Southgate pavarësisht rezultateve në “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Anglia do të përballet me Gjermaninë të martën në kuadër të fazës 1/16 të Kampionati Evropian, por duket se e ardhmja e trajnerit anglez nuk varet nga kjo ndeshje.

Shefi ekzekutiv i Kombëtares së Anglisë Mark Bellingham konfirmoi mbështjen që po i ofrojnë selektorit të tyre:

“Gareth e di saktësisht se si ndihemi për të. Ai e di që ne mendojmë se ai po bën një punë të shkëlqyeshme dhe do të dëshironim që ai të vazhdonte më tej. Ne do të donim që ai të vazhdonte, pa dyshim, përtej kësaj kontrate”, tha ai.

“Mbështetja jonë është e palëkundur. Ne jemi 100 përqind pas Gareth. Pavarësisht ndeshjes ndaj Gjermanisë, pavarësisht fazës në grupe të turneut, ne do të donim që ai të vazhdonte” shtoi ai.

“Unë mendoj se në bazë të gjithçkaje që kemi parë deri më tani ai po bën një punë të shkëlqyeshme dhe do të dëshironim që ai të vazhdonte me ne”, përfundoi Mark Bellingham.

Anglia do të përballet të martën me Gjermaninë në kuadër të fazës 1/16 të Euro 2020.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë