Loading…

S’pajtohet me BE’në por Britania afër marrëveshjes tregtare me Turqinë

  • 01/08/2020 | 14:18

S’pajtohet me BE’në por Britania afër marrëveshjes tregtare me Turqinë

Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia janë afër nënshkrimit të marrëveshjes së ruajtjes së tregtisë edhe pasi Britania të largohet nga Bashkimi Europian në fund të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.


Ministri i Tregtisë së qeverisë së Turqisë, Ruksan Pekcan, ka shkruar në rrjetin social Twitter pas bisedës me sekretaren e tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss, se “ishte kënaqësi të shihje se ka konsensus në tregtinë bilaterale, procesin e BREXIT dhe hapat e ardhshëm të thellimit të marrëdhënieve me Liz Truss”.

Ministrat u takuan në një takim virtual me 28 korrik dhe si pjesë e bisedimeve dy palësh ku Truss sekretarja e tregtisë britanike, tha se synimi ishte të “përparohet drejt marrëveshjes mes dy shteteve”.

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje tregtare me shumë shtete, por Ankara nuk e ka mundësinë ta bëjë këtë me Londrën pasi ka obligime ndërkombëtare me BE’në.

Turqia është partneri më i madh tregtar i Britanisë pas Gjermanisë, dhe sigurimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë ishte vlerësuar si e rëndësishme për prodhuesit turq, posaçërisht i prodhuesve të automjeteve e fabrikave të tekstilit.

Britania dhe BE’ja pas ndarjes ende nuk kanë arritur të përcaktojnë marrëdhëniet tregtare para afatit përfundimtar dhe bisedimet nuk kanë shkuar mirë, siç e kanë vlerësuar të dy palët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë