Loading…

Spal ia dhuron një pikë Milanit në fundin e ndeshjes

  • 01/07/2020 | 23:54

Spal ia dhuron një pikë Milanit në fundin e ndeshjes

Pavarësisht se konsiderohej favorit, Milani me vështirësi të madhe dhe me fat e ka marrur një barazim me Spalin në Serie A, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin italian, Spal dhe Milan kanë ndarë pikët.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Paolo Mazza’ ka përfunduar me rezultatin 2-2. Vendasit fillimisht krijuan një epërsi prej dy golave, me golat e shënuar nga Mattia Veloti dhe Sergio Floccari në minutat 13 dhe 30, por nuk arritën ta mbajnë deri në fund.

‘Rossonerët’ ngushtuan rezultatin në minutën me golin e 79’të me golin e shënuar nga Rafael Leao, teksa një pikë mysafirëve ia dhuroi Francesco Vicari me një autogol në minutat shtesë.

Spal tani ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (19), kurse Milani tani ka 43 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë