Loading…

Spanja shkakton ‘tërmet 7 ballë’ në Katar

  • 23/11/2022 | 19:46

Spanja shkakton ‘tërmet 7 ballë’ në Katar

Spanja ka bindur në ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit duke triumfuar bindshëm 7-0 me Kosta Rikën.


Të besuarit e Luis Enrique-s e nisën furishëm ndeshjen, teksa dominuan totalisht, ndërsa shënuan 3 gola që në pjesën e parë me Olmo, Asensio dhe Torres.

Edhe 45 minutat e dyta ishin të njëjta, pa histori, me Kosta Rikën që ishte larg atij ekipi të vitit 2014 kur doli e para në grupin ku ndodhej bashkë me Italinë. Torres, Gavi, Soler dhe Morata, realizuan edhe 4 gola të tjerë në pjesën e dytë, duke i dhënë Spanjës një fitore të madhe.

Me këtë fitore të thellë, spanjollët marrin kreun e grupit ku bën pjesë edhe Japonia me Gjermaninë. Ndeshja e ardhshme në këtë grup pritet të vendosë shumë pasi do të jetë Spanjë-Gjermani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë