Loading…

Spanja shpallet kampion botëror në basketboll: Mposht bindshëm Argjentinën në finale

  • 15/09/2019 | 16:02

Spanja shpallet kampion botëror në basketboll: Mposht bindshëm Argjentinën në finale

Kombëtarja e Spanjës në basketboll është shpallur kampion në Kampionatin Botëror të basketbollit ‘Kina 2019’, transmeton Gazeta Metro.


Në finalen e zhvilluar në ‘Cadillac Arena’ në Kinë, Spanja u shfaq superiore ndaj Argjentinës dhe në fund shënoi fitore me rezultatin 75-95.

Ricky Rubio shkëlqeu në këtë ndeshje me 20 pikë. Ai u ndihmu nga Sergio Llull me 15 pikë dhe Marc Gasol me 14 pikë.

Te Argjentina më të dalluarit ishin Gabriel Deck me 24 pikë, Nicolas Laprovittola me 17 pikë dhe Facundo Campazzo me 11 pikë.

Vlen të theksohet se Spanja shpallet kampion botëror për herë të dytë në historinë e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë