Loading…

Spanja vendos 200,000 njerëz në Kataloni përsëri në izolim ndërsa rastet rriten

  • 05/07/2020 | 16:39

Spanja vendos 200,000 njerëz në Kataloni përsëri në izolim ndërsa rastet rriten

Më shumë se 200,000 njerëz në Spanjën verilindore janë kthyer në një bllokim të forcuar, pas rritjes enorme të rasteve me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.


Banorët në qarkun e Segria, që përfshin qytetin e Lleida, në rajonin e Katalonjës, u thanë nga autoritetet që të mos e linin zonën nga mesdita (11:00 në Britani të Madhe) të Shtunën, dhe kishin afat deri në orën 4 të mëngjesit, për të hyrë në zonë nëse ishin jashtë.

Sidoqoftë, njerëzit nuk do të kufizohen në shtëpitë e tyre siç ishte Spanja në fillim të karantinës, e cila hyri në fuqi me 14 mars, pasi rastet me koronavirus po rriteshin  në gjithë botën.

“Ne kemi vendosur të kufizojmë Segria për shkak të të dhënave që konfirmojnë një rritje shumë të konsiderueshme të numrit të infeksioneve COVID-19”, tha presidenti rajonal katalunas Quim Torra për një konferencë lajmesh.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetit rajonal treguan se kishte 3.5706 raste në rajonin e Lleidës . Përhapjet e reja kanë qenë të lidhura me punëtorët e bujqësisë në zonën rurale.

Spanja ka regjistruar 205,545 raste të koronavirusit dhe 28,385 vdekje, duke e bërë atë një nga vendet më të prekura në Evropë.

Pas vendosjes së një bllokimi të rreptë në mars, qeveria spanjolle ka lehtësuar gradualisht kufizimet që nga fillimi i majit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë