Loading…

Spanjë, mjekët kthejnë në jetë gruan 6.5 orë pasi i ndaloi zemra

  • 06/12/2019 | 09:59

Spanjë, mjekët kthejnë në jetë gruan 6.5 orë pasi i ndaloi zemra

Një grua në Spanjë, temperatura trupore e së cilës ra deri në 20.2 gradë, ndërsa zemra i ndaloi për 6.5 orë, u rikthye në jetë duke mos patur asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj, shkruan Gazeta Metro.


Gruaja 34 vjeçare e cila u dërgua në spital pas 3 orësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit në rajon, supozohej se kishte vdekur pasi temperatura e saj trupore kishte rënë në 20.2 gradë celsius dhe zemra i ndaloi së rrahuri për 6.5 orë.

Në artikullin e gazetës spanjolle La Vanguardia, bëhet e ditur se Audrey Mash më 3 nëntor doli për marshin në mal me bashkëshortin e saj në afërsi të qytetit Nuria në verilindje të vendit. Ajo nuk mundi të kthehej më për shkak të stuhisë së borës pasi trupi i saj ishte ngrirë.

Gruaja 34 vjeçare e cila u dërgua në spital pas 3 orësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit në rajon, supozohej se kishte vdekur pasi temperatura e saj trupore kishte rënë në 20.2 gradë celsius dhe zemra i ndaloi së rrahuri për 6.5 orë.

Ajo u shpëtua me ndërhyrjen e dy mjekëve ekspertë në spital. Zyrtarët njoftuan se Mash doli nga spitali pas 11 ditësh duke ecur me këmbët e saj dhe se ka probleme të koordinimit dhe mpirjes vetëm në gishtat e dorës, por që nuk ka asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj.

Mash e cila jeton në Barcelonë me bashkëshortin e saj që nga viti 2017 dhe që është mësuese e gjuhës angleze tha se nuk kujton asgjë lidhur me atë që përjetoi më 3 nëntor.

Zyrtarët njoftuan se ky është rasti i parë në Spanjë, në të cilin Mash u rikthye në jetë,  ku zemra ka ndalur së rrahuri për 6.5 orë si pasojë e hipotermisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë