Morata, Busqets, Jordi Alba, Koke dhe të tjerët, janë emra që të fusin friken ne palcë kur flasim për kombëtaret e futbollit, por është interesante e njëkohësisht edhe për t’u admiruar, ndjenja e inferioritetit e vërejtur tek opinioni dhe opinionistët, nuk ishte prezentë edhe tek lojtaret tanë, kjo po që është për t’u çmuar.
Shkruan Bujar Abdullahu.
Me një shok e vumë bast se, sipas tij, Kosova do të humbte me mbi katër gola të pësuar, ndërsa unë thash se nuk do të humbim me dallim aq të madh. E fitova një pije.
Madje… Morata, Busqets, Jordi Alba, Koke dhe të tjerët, janë emra që të fusin friken ne palcë kur flasim për kombëtaret e futbollit, por është interesante e njëkohësisht edhe për t’u admiruar, ndjenja e inferioritetit e vërejtur tek opinioni dhe opinionistët, nuk ishte prezentë edhe tek lojtaret tanë, kjo po qe është për t’u çmuar. Loje e qetë, sidomos e Dresheviçit dhe Halimit, me Ujkanin e shkëlqyeshëm ne portë e me Muriqin i cili sot ishte lojtar i ekipit, e jo sulmues, na bën të mendojmë që ‘po, ne gjithsesi mundemi’.
Me sistemin 4 2 3 1 e cila mundëson që në mbrojtje të jemi të ngjeshur funksionoi, mos të harrojmë Gjermaninë, ky ekip e ka mposhtur Spanjën me rezultat 6:0, pra mbrojtja e ngjeshur e përcjellë me disiplinë, ishin tipare te domosdoshme kundër Spanjës, sepse çdo hapje eventuale ‘furia e kuqe’ di ta shfrytëzoj maksimalisht.
Për të dy golat tani Ujkanin nuk mund dhe as që duhet fajësuar, përkundrazi, edhe pse nëe golin e dytë mbrojtësi ynë e futi mire Torresin në këndin e ngushtë por i dha hapësirë për të goditur lehtë dhe për te shënuar. Pjesa e dyte ishte shume interesante, presioni ynë në pjese fushën e tyre ishte shumë i mirë, sidomos me inkuadrimin e Kastratit e Zenelit, që të dy këmbëshpejtë, që dëshmon se nuk e kishim ndjenjën e inferioritetit, madje kjo solli edhe golin e ndeshjes nga Halim zemra.
Ndërsa golin e tretë të spanjollëve duhet cilësuar si gol me fat për spanjollët, e jo tjetër. A është kjo ndeshje dëshmi se nuk duhet te kryqëzohen lojtaret dhe trajneri për shkak të një, apo dy humbjeve, konkretisht Ujkani e Challandes? Jo, pa dyshim jo.
Për fund, besoj se shumë spanjollë tani do ta njohin Kosovën, shpresojmë edhe Spanja ta beje të njëjtën. Punë ka shumë, por disa gjera vijnë me durim, e ja ne shqiptarët kemi durim ja kush. E pra ditë të mira janë përpara nesh.
(Autori është Trajner i Licensuar nga UEFA)