Është arrestuar nga Gjykata Speciale, ish-komandanti i Zonës Operative Pashtriku, Sadik Halitjaha, shkruan Gazeta Metro.
Siç merr vesh Gazeta Metro, ekstradimi i Halitjahës është bërë sot rreth orës 12:00.
Pas ftesës nga Prokuroria Speciale, Halitjaha kishte pranuar që të dorëzohej vetë pa pasur nevojë për ‘spektakël’ siç jemi mësuar të shohim nga policët e Eulexit, mëson Gazeta Metro nga burimet e saja.
Duhet theksuar se Halitjaha ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim para dy vitesh.
Ndërsa, për arrestimin e tij dhe dërgimin në Hagë kanë shkruar edhe të afërmit e tij.
Halitjaha është vetdorëzuar në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa Gazeta Metro ka siguruar fotografin e këtij momenti./gazetametro.net