Loading…

Specialja fton edhe një nga Vetëvendosja, ai është vëllau i deputetit të PDK’së

  • 25/01/2020 | 11:47

Specialja fton edhe një nga Vetëvendosja, ai është vëllau i deputetit të PDK’së

Gjykata Speciale ka ftuar edhe Emrush Xhemajlin nga Ferizaj. Ai ishte kandidat për deputet nga rradhët e Vetëvendosjes, mirëpo nuk mori vota të mjaftueshme për t’u futur në Kuvend, shkruan Gazeta Metro.


Emrush Xhemajli është vëllau i deputetit të zgjedhur të PDK’së Bajrush Xhemajlit, i cili ka qenë edhe kryetar i Ferizajt.

Njoftimin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, njëri nga miqtë e përbashkët të Lëvizjes Vetëvendoje, Çlirim Gërbeshi.

“Aktivisti dhe veprimtari i dalluar, Emrush Xhemajli, i cili eshte gjithmone ne sherbim te kombit, ka marre ftese nga gjykata e pa drejte te cilen e votuan disa shqipfoles ne Kuvendin e Kosoves.
Rrnofte UÇK-ja, poshte Gjykata Speciale”.

Kujtojmë, që Emrush Xhemajli ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 20o8.

Xhemajli nga vitit 1987-1998 ishte sekretar i përgjithshëm i LPK’së. Gjatë vitit 2000-2008 ishte kryetar i LPK’së. Xhemajli, ishte Ilustrator dhe gazetar në ‘Zëri i Kosovës’ për një periudhë tre vjeçare. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë