Loading…

Specialja injoron sërish garancën e Policisë, i vazhdohet paraburgimi Gucatit e Haradinajt

  • 23/12/2021 | 16:25

Specialja injoron sërish garancën e Policisë, i vazhdohet paraburgimi Gucatit e Haradinajt

Trupi gjykues ia ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt, transmeton Gazeta Metro.


Vendimi në fjalë është marrë para dy ditësh.

Me këtë rast, trupi gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që parashtrimet e për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 7 shkurt të vitit 2022.

Ndërkaq, i njëjti urdhër i është dhënë edhe mbrojtjes me afat deri më 14 shkurt.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë garancë për lirimin e krerëve të OVL-së së UÇK-së nga paraburgimit, mirëpo edhe kësaj radhe Specialja ka injoruar këtë institucion.

Më poshtë keni vendimin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë