Loading…
Spektakël golash e emocione: Partizani mposht Kukësin dhe fiton trofeun e Superkupës së Shqipërisë
  • 18/08/2019 | 22:08

Spektakël golash e emocione: Partizani mposht Kukësin dhe fiton trofeun e Superkupës së Shqipërisë

Skuadra e Partizanit ka fituar trofeun e parë, në prag të fillimit të sezonit të ri në Kategorinë Superiore, transmeton Gazeta Metro.


Një finale spektakolare e dramatike u zhvillua sonte në Superkupën e Shqipërisë mes Partizanit dhe Kukësit. Në finalen e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’, kampioni në fuqi doli fitues ndaj nënkampionit.

Ndeshja e rregullt prej 90 minutave përfundoi 2-2, teksa Partizani shpërtheu gjatë vazhdimeve duke shënuar fitore në fund me rezultatin 4-2.

Esat Mala dhe Brian Brown(het-trik) shënuan në fitoren e Partizanit, teksa për Kukësin realizuan Edis Malikji dhe Emiljano Musta.

Vlen të theksohet se vetëm 6 ditë më vonë Partizani dhe Kukësi do të përballen përsëri për të çelur sezonin e ri të Superiores. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë