Loading…

Spektakël në ‘Goodison Park’, por jo edhe fitues

  • 17/10/2020 | 15:43

Spektakël në ‘Goodison Park’, por jo edhe fitues

Everton dhe Liverpool kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në derbin e zhvilluar në ‘Goodison Park’ të shtunën në mesditë


Liverpool pati një start të jashtëzakonshëm, kur në minutën e 3’ kaloi në epërsi me Sadio Mane.

Në minutën e 11’, ‘The Reds’ mbeti pa Virgil van Dijk, që pësoi në lëndim dhe u zëvendësua me Joel Gomez.

Minuta e 19’ solli barazimin e ndeshjes, me Everton që realizoi përmes mbrojtësit Michael Keane, shkruan lajmi.net.

Liverpool riktheu epërsinë në minutën e 72’, kur shënoi me Mohamed Salah, i cili arriti golin numër 100 në fanellën e ‘The Reds’.

Everton nuk u dorëzua, duke e bërë ndeshjen edhe më dramatike, kur barazoi rezultatin në minutën e 81’ nëpërmjet Dominic Calvert-Lewin.

Ky është barazimi i parë i Evertonit këtë sezon pas katër fitoreve. Skuadra e Carlo Ancelottit kryeson me 13 pikë në Premierligë, ndërsa Liverpool me 10 pikë, zë vendin e dytë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë