Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Tbilisit, transmeton Gazeta Metro.
Ajo në çerekfinale triumfoi kundër gjermanes, Pauline Starke, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në gjysmëfinale Gjakova do të ndeshet ndaj kanadezes, Jessica Klimkait.
Kujtojmë se finalen në kategorinë deri në 52 kilogramë e ka siguruar kampionia olimpike, Distria Krasniqi. /gazetametro.net
E papërmbajtshme: Distria Krasniqi i siguron medalje Kosovës, tani kërkon të artën