Loading…

Spektakli nuk mungon, por golat po: Mbyllet me barazim pjesa e parë në mes të Anglisë dhe Gjermanisë

  • 29/06/2021 | 18:50

Spektakli nuk mungon, por golat po: Mbyllet me barazim pjesa e parë në mes të Anglisë dhe Gjermanisë

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit, Anglia – Gjermania.


Pjesa e parë filloi me një dinamikë të lartë, mirëpo skuadrat nuk rrezikonin shumë.

Sterling testoi portierin Manuel Neuer, me një goditje fantastike nga distanca, mirëpo gjermani ishte i vendosur mirë.

Në anën tjetër, rastin më të mirë për Gjermaninë e pati Timo Werner, i cili doli vet me portierin Pickford, që në fund anglezi e mbrojti goditjen e tij.

Në fund Harry Kane humbi një rast ku realisht pati portën e zbrazët.

Sidoqoftë, rezultati qëndroi i pandryshuar dhe skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me rezultatin baras pa gola.

Rezultati i pjesës së parë, Anglia 0-0 Gjermania.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë