Loading…

Spekulim nga Rusia: Mimoza Kusari Lila, do të bëhet Kryeministre e Kosovës

  • 11/08/2017 | 20:16

Spekulim nga Rusia: Mimoza Kusari Lila, do të  bëhet Kryeministre e Kosovës

Kjo lëvizje, siç thekson “Sputnik”, agjenci ruse e afërt me regjimin e Vladimir Putin, shkruan se i është ofruar autoriteteve politike kosovare nga bashkësia ndërkombëtare, si mundësi për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, transmeton Insajderi.

Siç shkruan ky medium, Ramush Hardinaj është nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të pranuar propozimin që Mimoza Kusari-Lila të jetë kryeministre e re e vendit, ndërsa ai do të jetë zëvendëskryeministri i parë.

“Sputnik” raporton se Pacolli dhe Ilir Deda, të cilët u ndanë nga koalicioni me LDK-në e Isa Mustafës, premtuan mbështetjen e gjashtë deputetëve të tyre (katër nga AKR-ja dhe dy nga Alternativa) që koalicioni PAN të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re.

Në këtë skenar, Behgjet Pacolli do të merrte edhe detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, por edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmi është përhapur në shumicën e medieve serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë