Loading…

Spekulime: Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Metro mëson të vërtetën

  • 01/12/2021 | 15:09

Spekulime: Stavileci nënkryetar i Prishtinës? Metro mëson të vërtetën

Është raportuar në një nga mediumet kosovare se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar i Prishtinës, por siç mëson Gazeta Metro nga burimet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), diçka e tillë nuk qëndron.


U raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të bashkëpunojnë në Komunën e Prishtinës dhe pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, do ta marr Blerand Stavileci i PDK’së.

Por një bashkëpunim i tillë është mohuar nga PDK, dhe se s’ka as disponim e as marrëveshje për koalicion nga ana e tyre me LDK për të udhëhequr me komunën e Prishtinës, konfirmojnë burimet brenda PDK’së për Gazeta Metro.

Pra, një lajm i tillë se Stavileci do të jetë nënkryetar i Prishtinës, nuk është i vërtetë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë