Loading…

Spekulimet e mediave serbe: Pacolli ka dhënë 15 milionë euro për Ushtrinë

  • 11/03/2017 | 14:00

Spekulimet e mediave serbe: Pacolli ka dhënë 15 milionë euro për Ushtrinë

Mediat serbe nuk ka ditë që nuk publikojnë tekste përmes të cilave manipulojnë opinionin në Serbi, për zhvillimet në Kosovë. I fundit, është ky i publikuar në gazetën ‘Alo’, ku shkruan se biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli i ka dhënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, 15 milionë euro për ta armatosur ushtrinë, që ky i fundit po përgatitet ta formojë.


Alo shkruan se Pacolli i ka derdhur pjesën e parë të parave prej 15 milionë euro për ushtrinë e Kosovës, ndërsa pjesën tjetër është duke e mbledhur te biznesmenët tjerë nëpër botë, përcjellë gazetametro.net.

Me këto 15 milionë euro, sipas kësaj gazete bulevardeske, Kosova do të blejë armë të lehta.

“Pacolli dha vetëm një pjesë të parave që do të përdoren për të armatosur ushtrinë e Kosovës. Ai po lobon te miqtë e tij në Amerikë që të mbledhë para për armatim të rëndë”, shkruan Alo duke u thirrur kinse në burime të saj të sigurta.

Madje kjo gazetë, keqpërdorë edhe deklaratat publike të zyrës për informim të FSK’së, duke shkruar se “këtë e konfirmon edhe drejtori për marrëdhënie me publikun në FSK Ibrahim Shala”.

Shala është e vëretetë që ka thënë se FSK ka buxhet për të filluar transformimin në ushtri, por ai asnjëherë nuk ka deklaruar se këto para i ka dhënë Behgjet Pacolli.

Alo citon Shalën të ketë thënë gjithashtu, se buxheti për funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për këtë vit është aprovuar në vlerë prej 50 milionë euro, dhe se qeveria ka plan që këtë buxhet ta rrit për çdo vit nga 5 milionë euro, deri në vitin 2019, që do të arrijë shumën 63 milionë euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë