Loading…

Spekulimet se Haradinajn do ta gjykojë Specialja, e dëmtojnë Kosovën

  • 11/02/2017 | 13:20

Spekulimet se Haradinajn do ta gjykojë Specialja, e dëmtojnë Kosovën

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur ai, spekulimeve që lidhen me mundësinë e procedimit të Haradinajt në Gjykatën Speciale.


Ndërkaq, Koci ka thënë se këto spekulime e dëmtojnë edhe Kosovën në përgjithësi.

“Spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Koci.

Po ashtu, ai ka shtuar se Tribunali i Hagës e ka liruar Haradinajn nga çfarëdo përgjegjësi penale për tërë përiudhën e luftës.

Ndryshë, Haradinaj po vazhdon të mbahet në Francë pas arrestimit më 4 janar në bazë të një urdhërarresti nga Serbia. Kohët e fundit janë ngritur zëra se Haradinaj po mbahet në Francë, me mundësi të procedimit për në Gjykatën Speciale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë