ShBA-të janë të gatshme për verime “ekstreme” ndaj Prishtinës, spekulon gazeta serbe “Blic”, transmeton Gazeta Metro.
Sipas gazetës Beogradase, këto masa duhet t’i godasin liderët e politikës dhe projektet e tyre kryesore, e jo qytetarët, “prandaj ato mund të jenë të drejtuara ndaj Ushtrisë së Kosovës, kufizimin e parave për ndërtimin e institucioneve dhe mikpritjen për liderët e Kosovës.
“ShBA-të insistojnë haptas që dialogu të deblokohet, por nuk kanë dëshirë që masat të drejtohet ndaj popullit. Tash për tash është e sigurt se mund të ndërmarrin masa ndaj Ushtrisë së Kosovës, në formë të pajisjeve të cilat janë kontraktuar për t’u dërguar, ndërsa fjala është për autoblindat, por edhe për kontakte me zyrtarët më të lartë në Ushtri. Kjo u dhembë më së shumti. Linja e dytë e presionit janë paratë të cilat Prishtina i merr nga ShBA-të për nevoja të ndërtimit të institucioneve demokratike”, i ka thënë gazetës një burim anonim nga Parlamenti i Kosobës.
Këto spekulim vijnë pasi që presidenti i ShBA-ve Donald Trump në një letër dërguar kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic para ca ditësh ka kërkuar që Kosova e Serbia të njihen reciprokisht./gazetametro.net