Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, lideri i kartelit të fuqishëm Clan del Golfo (Klani i Gjirit), u arrestua të dielën në xhungël.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u arrestua nga forcat e armatosura kolumbiane dhe bëhet fjalë për trafikantin më të fuqishëm aktualisht të drogës që nga vdekja e famëkeqit Pablo Escobar.
Autoritetet thanë se inteligjenca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania siguroi informacion të mjaftueshëm se më shumë se 500 ushtarë dhe anëtarë të forcave speciale kolumbiane e gjetën Otonielin në xhungël në provincën në veriperëndim të vendit dhe “thyen tetë rrethoja rojesh” që e ndiqnin vazhdimisht.
Një polic u vra në një operacion të koduar “Operacioni Osiris”.
“Otoniel ishte kontrabanduesi më i frikshëm i drogës në botë, një vrasës i policisë, ushtarëve, liderëve socialë dhe rekrutues i fëmijëve”, citohet të ketë thënë presidenti kolumbian Ivan Duka pas arrestimit të kriminelit.
“Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990”, shtoi Duka.