Loading…

Spielberg dorëzon ‘kamxhikun e Indiana Jones’ një tjetër regjisori

  • 27/02/2020 | 09:52

Spielberg dorëzon ‘kamxhikun e Indiana Jones’ një tjetër regjisori

Regjisori i madh amerikan Steven Spielberg nuk do të jetë regjisori i pjesë së pestë të filmave për gjuetarin e famshëm të thesareve Indiana Jones. Pritet që regjinë ta bëjë regjisori tjetër i respektuar amerikan James Mangold, transmeton Gazeta Metro.


Filmi i parë për profesorin e famshëm të arkeologjisë me ‘gjysmë orari’  dhe njëra prej figurave ikonë e dalë nga Hollywood, ishte xhiruar para 39 viteve që e bëri super yll botëror aktorin amerikan Harrison Ford, tani pritet t’i lihet trashëgimi gjeneratës së re të artistëve pasi Spielberg ka vendosur të tërhiqet nga regjia.

Përgjegjësia pritet t’i dorëzohet regjisorit të respektuar James Mangold me të cilin po negociohet tani për tani njofton revista amerikane Variety.

Ishte ideja e vet Spielberg që të dorëzoj ‘kamxhikun e Indiana Jones’ gjeneratës së re, ai do të mbetet në rolin e producentit të filmit. Filmi pritet të shfaqet në kinema vitin e ardhshëm me 9 qershor e Harrison Ford ende do të luaj rolin kryesor.

Harriosn Ford nuk e ka fshehur asnjëherë se ky rol i pse ky rol i pëlqen shumë dhe e vlerëson bashkëpunimin me Spielberg.

James Mangold, regjisori që pritet të marrë drejtimin e pjesës së pestë vitin e kaluar kishte bërë regjinë e filmit të suksesshëm Ford vs Ferrari. Ai është i njohur edhe për aftësinë e tij të kërcimit nga një zhanër në tjetrin me lehtësi, ky vlerësohen filma si drama Walk the Line, filmin e zhanrit western si 3:10 to Yuma e pastaj filmat me super heronj Wolverine e Logan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë