Loading…

‘Spina të lodhtë të VV’së’ – Imer Mushkolaj përplaset ashpër me Liburn Aliun: Po flet budallallëk, po fyen gazetarët

  • 02/06/2020 | 23:08

‘Spina të lodhtë të VV’së’ – Imer Mushkolaj përplaset ashpër me Liburn Aliun: Po flet budallallëk, po fyen gazetarët

Analisti Imer Mushkolaj ka pasur një përplasje të ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliun, shkruan Gazeta Metro.


Mushkolaj e ka kritikuar Aliun se po flet për marrëveshjen sekrete me Serbinë pa ofruar asnjë fakt dhe argument në lidhje me këtë  marrëveshje që u përmend edhe nga lideri i VV’së, Albin Kurti.

Analisti Mushkolaj i quajti budallallëk fjalët e Aliut se ekziston një marrëveshje, ai po ashtu e quajti se janë pallavra dhe krijim hipotezash.

Aliu u kundërpërgjigj në stilin e njohur të Vetëvendosjes duke dashur ta njollos se ekziston dikush pas Mushkolajt.

Po ashtu Mushkolaj tha se Aliu ka fyer gazetarët dhe të gjithë ato se çfarë nuk i pëlqejnë atij në lidhje me shkrimet e gazetarëve për VV’në i lidhë me kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin.

Krejt në fund Mushkolaj i tha se Liburn Aliu nuk po tregohet i sinqertë dhe po flet me hipoteza për marrëveshje me Serbinë.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë