Loading…

Spitalet në Holandë në prag kolapsi për shkak të shtimit të pacientëve

  • 26/11/2021 | 00:01

Spitalet në Holandë në prag kolapsi për shkak të shtimit të pacientëve

Për shkak të rritjes së pacientëve me COVID-19, spitalet holandeze mund të jenë të detyruara të pezullojnë trajtimin urgjent për raste të tjera, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.


Aktualisht, ministria po shqyrton nëse do të duhet të shpallë një situatë emergjente për spitalet.

Kjo do të thotë se procedura të tilla, si kimioterapia ose transplantet, do të duhet të anulohen për të liruar shtretërit për pacientët me COVID-19.

Në shumë spitale, operacionet dhe trajtimet e planifikuara tashmë janë shtyrë.

Katërmbëdhjetë spitale raportuan se iu desh të anulonin operacionet në zemër dhe kancer.

Sipas raportimeve të medieve, për shkak të situatës dramatike, bllokimi i pjesshëm, në fuqi që nga mesi i nëntorit, do të zgjatet.

Aktualisht, ka më shumë se 2 000 pacientë me COVID-19 në spitale, përfshirë 505 në njësitë e kujdesit intensiv.

Nëse fluksi i pacientëve të rinj nuk lehtësohet, ekspertët parashikojnë se kapaciteti do të arrihet në 10 ditë.

Në atë rast, mjekët do të duhet të vendosin se cilët pacientë do të kenë ende një vend në njësitë e kujdesit intensiv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë