Loading…

Spitali i Ferizajt është 80% i furnizuar me barna nga lista esenciale dhe material shpenzues për pacientë

  • 28/10/2019 | 12:04

Spitali i Ferizajt është 80% i furnizuar me barna nga lista esenciale dhe material shpenzues për pacientë

Spitalit Rajonal të Ferizajt nuk i mungojnë furnizimet me barna nga lista esenciale dhe materialet shpenzuese për pacientë e sipas Drejtorit të këtij spitalit Jeton Zeqirit, në këtë spital do të hapet edhe Qendra e Ortopedisë, ku do të funksionalizohet njësisë koronare dhe një sërë shërbimesh të cilat kanë munguar në të kaluarën, shkruan Gazeta Metro.


Në një intervistë dhënë në Radio Televizionin e Kosovës, Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt ka lavdëruar punën dhe kushtet që tani ofron ky spital, duke theksuar se Spitali i Ferizajt qëndron mjaft mirë me listën esenciale të barnave si dhe funksionalizmin e disa reparteve tjera të cilat kanë munguar në të kaluarën

“Spitali i Ferizjat qëndron shumë mirë me listën esenciale të barnave  posedon mbi 80% të barnave nga lista esenciale, pacientët mund të sigurojnë vetëm ato që janë jashtë listës të cilat duhet të blihen, por edhe ato që mungojnë mundohemi t’i sigurojmë nga të hyrat vetanake, vlen të ceket se tani jemi duke e bërë funksionalizimin e disa shërbimeve të cilat korelojnë me QKUK-në, ne kemi arritur ta hapim sallën e ortopedisë, tani kemi arritur edhe sigurimin e pajisjeve bazë dhe shumë shpejtë do të jemi në listën e sigurimit të materialit ortopedik siç janë protezat dhe pjesët tjera që kanë një kosto shumë të lartë, gjithashtu jemi në fazën e funksionalizimit të ngritjes së shërbimit të njësisë koronare si dhe shërbimet tjera siç është biopsia e gjirit, ultrazëri i gjirit dhe EHO Doplleri” tha Zeqiri.

Drejtori Zeqiri po ashtu theksoi se sipas planifikimeve Spitali i Ri Rajonal i Ferizajt,  pritet të përfundojë në vitin 2021 me një kapacitet prej 400 shtretër me një buxhet të dyfishuar dhe staf të dyfishuar i cili do të mbulojë një hapësirë prej 250 mijë banorëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë