Në spitalin e Pejës 124 pacientë po trajtohen nga koronavirusi, ndërsa 19 nga ta janë në gjendje më të rëndë, shkruan Gazeta Metro.
Ndërkohë që 24 orëshin e fundit raportohet që në Spitalin e Pejës janë shëruar nga COVID-19 nëntë pacientë.
“9 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 124 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator, 99 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin nga spitali.
Kujtojmë, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të rasteve pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, numri i të infektuarve tani ka shkuar në 35 mijë e 549, ndërsa shkak i këtij virusi kanë vdekur 939 persona.
Nga të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rezulton se aktiv me COVID-19 janë 12 mijë e 864.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së./gazetametro.net