Megjithëse shkuarja e tij në pension, do linte një zbrazëtirë profesionale në koronare, nuk do të ishte aq shqetësuese për drejtues të këtij spitali, po të ishte vetëm ai që do përshëndetej me punën.
Kur të pensionohet kardiologu Avdimetaj në muajin maj, ai do e ngrehë “këmbën zhag” dhe pas tij brenda 4 – 5 vjetësh në vazhdim, do të pensionohen më tepër se gjysma e mjekëve specialistë në secilin repart.
E në këto reparte, që nga viti 1979 kur është hapur spitali i përgjithshëm në Pejë, sheh kryesisht fytyrat e njëjta mjekësh, shkruan Koha Ditore.
Mjekë të ri janë të rrallë dhe aktualisht sipas drejtorit mjekësor të spitalit, Muhamet Haliti, mosha mesatare e 106 mjekëve specialistë në 18 reparte të spitalit, është 55 vjeç.