Loading…

Spitali i Pejës në urgjencë pas aksidentit të autobusit, dërgohen 31 udhëtarë të lënduar

  • 05/05/2018 | 15:22

Spitali i Pejës në urgjencë pas aksidentit të autobusit, dërgohen 31 udhëtarë të lënduar

E plotësuar

15:52 – 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas  aksidentit të autobusit, janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Asnjë nga ta nuk janë rrezik për jetë.

Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në ftyrë dhe pjesë të trupit. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tka bërë të ditur për Gazetën Metro se autobusi i aksidentuar kishte udhëtarë të cilët transportoheshin për shëtitje (eksursion).

(E plotësuar)

15:31-Një autobus ka pësuar aksident në Pejë, para rreth një ore dhe si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona, raporton Gazetametro.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tha për Gazetë Metro se autobusi i aksidentuar kishte udhëtarë të cilët transportoheshin për shëtitje (eksursion).

Ndërkohë, Ibraj tha se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Gazetametro.net do ju mbajë të informuar me ngjarjen..

Një autobus me udhëtarë ka pësuar aksident në Pejë, përkatësisht në vendin ‘Dydesh’ raporton gazetametro.net.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cila tha se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, Ibraj tregon se ngjarja ka ndodhur para rreth 45 minutash, ndërsa shton se personat e lënduar  janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Ibra ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë