Ndonëse spitali në Vushtri ka pak kohë që është ndërtuar, ai po ka probleme me sistemin e ulluqeve. Nga mungesa e tyre, uji rrjedh në sipërfaqet e objektit, duke krijuar akull mjaft të madh.
Edhe pse drejtori i këtij spitali, Hajrullah Saraqi, kishte premtuar se ky problem do të rregullohet, në videon e mëposhtme shihet se gjendja e spitalit vazhdon të jetë e njejtë.
Spitali “Sheikh Zayed” është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe kishte kushtuar 7 milion euro.