Loading…

Spiun mendjelehtë: I tregon sekretet dashnores gazetare, arrestohet nga autoritetet amerikane

  • 09/10/2019 | 20:44

Spiun mendjelehtë: I tregon sekretet dashnores gazetare, arrestohet nga autoritetet amerikane

Një analist kundër terrorizmit në Agjencinë Mbrojtëse të Inteligjencës  (Defence Inteligence Agency) është arrestuar të mërkurën për shkak të ofrimit të materialeve të klasifikuara rreth një sistemi të huaj të armëve dashnores së tij gazetare, transmeton Gazeta Metro.


Ai i kishte dhënë informacionin sekret dashnores së tij gazetare e cila pastaj e kishte shpërndarë një tjetër gazetareje  më 2018 dhe 2019, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë, teksa ka dorëzuar lëndën në një gjykatë federale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Informacioni që 30-vjeçari, Henry Kyle Frese i ka ofruar një gazetareje me të cilën ka pasur lidhje romantike është paraqitur në të paktën tetë raportime të ndryshme, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në Gjykatën në Virxhinia.

Emrat e dy gazetareve nuk janë bërë publikë. Në informacionet e ofruara ka pasur shqetësime për kapacitetin e një sistemi të armëve të një shteti të huaj. The Washington Post ka thënë se autoritetet kanë refuzuar që të identifikojnë se për sistemin e cilit shtet bëhet fjalë.

Në padi është thënë se Frese i ka dhënë informacione gruas me të cilën ka pasur lidhje romantike, e cila më pas ka ndarë të dhënat me një gazetare të një mediumi tjetër.Autoritetet kanë thënë se motivi i veprave të Fresës ka qenë që t’i ndihmojë gazetares për t’u ngritur në pozitë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë