Loading…

Spiunët rus ka vjedhur formulën vaksinës së AstraZeneca, raportojnë mediat britanike

  • 11/10/2021 | 14:40

Spiunët rus ka vjedhur formulën vaksinës së AstraZeneca, raportojnë mediat britanike

Sipas burimeve të sigurisë që pretendojnë se agjentë që kanë punuar për Kremlin kanë vjedhur formulën e vaksinës anti Covid-19, të prodhuar nga Oxford/AstraZeneca të cilën e kanë shfrytëzuar për të zhvilluar vaksinën Sputnik V. Sipas raporteve të mediave britanike spiuni rus ka arritur të vjedhë personalisht dokumentacionin apo vet vaksinën personalisht, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportit të gazetës britanike pretendohet se të dhënat vitale janë vjedhur nga kompania farmaceutike nga vet një agjent i huaj personalisht.

Ky pretendim vjen del tani disa muaj pasi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka konfirmuar se ai kishte marrë vaksinën rus Sputnik V dhe i kërkoi rusëve të vaksinohen kundër Covid.

Në shtator rezultatet e dy provave klinikee të kryera në Moskë dhe të publikuara në reviastën shkencore prestigjioze britanikee The Lancet e konsideruan vaksinën ruse si “të sigurt dhe efektive”.

Shkencëtarët rus pas studimit thanë se vaksina stimulonte një reagim imunologjik në të gjithë pacientët dhe nuk shkaktonte çështje serioze shëndetësore. Derisa shkencëtarët në SHBA dhe Britani i vlerësuan rezultatet si “inkurajuese” por kishin ende shqetësime për kualitetin e hulumtimit.

Burimet e sigurisë kanë dëshmi se një i infiltruar i Moskës në Britanik ka arritur që fizikisht të grabisë formulën shumë sekrete – por nuk është e qartë nëse ishte dokument nga laboratori apo fabrika, apo ndonjë kontejner i barit të përfunduar dhe pastaj kontrabanduar jashtë shtetit për analiza.

Ministri britanik Damian Hinds sot i tha medias britanike se nuk mund të komentonte për rastin – por nuk e mohoi, e tha: Është e arsyeshme të supozohet se me siguri ka shtete tjera që në vazhdimësi do të donin të kapnin informacion të ndjeshëm, përfshi sekrete komerciale, shkencore dhe prona intelektuale”.

Ishte njoftuar më parë nga MI5 se hakerë të Rusisë kishin tentuar disa herë kryenin sulmee kibernetike ndaj Universitetit të Oxford, që nga muaji mars i 2020’s – rreth një muaj pasi që shkencëtarët britanik kishin njoftuar se kanë nisur zhvillimin e një vaksine.

Daily Mail cek se burime se nuk e dinë se sa thellë është i infiltruar ky agjent dhe nëse është zënë. Burimet i kanë thënë gazetës tjetër britanike The Sun se ministrave britanikë janë njoftuar se ka dëshmi se spiunët që punojnë për Kremlin kanë vjedhur dokumentacionin e vaksinës Covid për të zhvilluar të tyre.

Vaksina Sputnik V ënde pret miratimin si nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Agjencia Europiane e Barërave. OBSH kishte pezulluar procesin e saj të miratimit tre javë më parë pasi njoftoi se procesi i prodhimit të vaksinës nuk përmbush standardet e nevojshme.

Agjencia europiane javën e kaluar kishte njoftuar javën e kaluar se Rusia kishte shtyrë vazhdimisht inspektimet e vazhdimisht. Ata kanë shtuar se Moska kishte dështuar të ofrojë të dhëna që rregullatori i vlerëson si kërkesa standarde në procesin e aprovimit.

Sputnik V ka publikuar vetëm të dhëna të fillestare të Fazës III në revistën shkencore The Lancet, por ende pritet të ofrojë të dhënat e hollësishme nga provat klinike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë