Loading…

Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës

  • 29/03/2023 | 19:34

Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës

Agjencitë ruse të spiunazhit kanë arritur një shkallë më të madhe suksesi në Ukrainë sesa ushtria e saj, e cila ka hasur në pengesa të shumta. 


Dhe kreu i inteligjencës së jashtme të Rusisë, i tha Presidentit Vladimir Putin se atyre u duhej më shumë kohë për t’u përgatitur, duke kërkuar që të shtyhej pushtimi, por kërkesa e tij u refuzua.

Kjo është ajo që pretendohet në një raport prej 39 faqesh nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), i cili synon të paralajmërojë qeveritë perëndimore për shtrirjen e operacioneve sekrete ruse për të përmbysur një vend.

Raporti thoshte se agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor 2021 dhe se Shërbimi Federal i Sigurisë kontrolloi shpejt popullatat në zonat e pushtuara të Ukrainës. Shërbimet speciale ruse, thuhet në raportin e publikuar nga BBC-arritën të rekrutonin një rrjet të madh agjentësh në Ukrainë përpara pushtimit dhe pjesa më e madhe e aparatit mbështetës mbeti aktiv pas pushtimit.

Sipas raportit, edhe spiunët kanë pasur të metat e tyre. Vlerësimi i tyre fillestar përpara pushtimit, i dhënë Presidentit Putin, ishte se forcat ruse do të priten krahëhapur dhe se qeveria në Kiev do të shembet shpejt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë