Loading…

Spiunja ruse ndalohet të hyjë në Kosovë, Sveçla: Kishte për qëllim destabilizimin e vendit

  • 06/08/2022 | 20:20

Spiunja ruse ndalohet të hyjë në Kosovë, Sveçla: Kishte për qëllim destabilizimin e vendit

Sot është ndaluar të hyjë në Kosovë, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për intelegjencën ushtarake ruse, duke vepruar si gazetare, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit.

Ai tha se Aslamova ka tentuar të hyjë në Kosovë, një javë pas tensioneve të shkaktuara nga structural kriminale në veri, duke përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë në Liqenin e Ujamanit.

“Tentimi i saj për të hyrë në vendin tonë përveç që përkon me zhvillimet në veri të vendit, i dëshmon qartë lidhjet dhe propagandën ruse të cilës i është bashkuar tashmë Serbia dhe që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tone”, shkroi Sveçla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë