Loading…

Ivanov dhe Gruevski refuzojnë SHBA’në e BE’në, firmosin luftën me shqiptarët

  • 01/03/2017 | 21:09

Ivanov dhe Gruevski refuzojnë SHBA’në e BE’në, firmosin luftën me shqiptarët

Pas vendimit të presidentit maqedonas, Gjorgji Ivanov për të mos i dhënë mandatin e kryeministrit Zoran Zaev, media ruse Sputnik e ka dhënë lajmin ndër të parët duke i dhënë një peshë të madhe pjesës tjetër të deklaratës.

“Rrëzohet platforma e Tiranës” e titullon Sputnik me foton e Zaev që jep edhe lajmin e refuzimit të mandatit.

“Ivanov, i cili nuk është votuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka dhënë dy vendime me dekretin e tij: së pari i ka shpallur luftë shqiptarëve të Maqedonisë dhe së dyti një shteti fqinj si Shqipëria.

Padyshim ka vetëm një rrugë që kanë zgjedhur Ivanov dhe shefi i tij Gruevski: përplasja me shqiptarët. Një ‘Lagje Trimash’ por me përmasa të mëdha. Sot ka rënë Marrëveshja e Ohrit por edhe Maqedonia në një farë mënyre, shkruan Sputnik.

Ivanov ka refuzuar jo një qeveri por shqiptarët në qeveri si subjekt i barabartë. I do vetëm për të ndarë poste por jo plaftorma dhe projekte. Por ajo që është më e rëndësishme është se Ivanov ka rrëzuar SHBA-në dhe BE-në duke zgjedhur Rusinë.

Vetëm mbrëmë Uashingtoni deklaroi që sot duhet t’i jepet mandate Zaevit. Ivanov e ka refuzuar. Që sot është hapur një front i ri në Ballkan, një konflikt i ri që pritet të përshkallëzohet nga dita në ditë.

Nëse duhet të ketë paqe, do të duhet që maqedonasit të tërhiqen mbrapsht, gjë që nuk duket se do të ndodhë. Ivanov e Gruevski kanë vendosur për konfliktin. Po shqiptarët çfarë do të bëjnë? Do të zihen me njëri tjetrin? Nuk ka kohë!” , shkruan kështu media ruse Sputnik.

Presidenti maqedonas tha se komuniteti ndërkombëtar pritet të dënojnë këtë platformë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, përcjellë gazetametro.net.

Dokumenti në Shkup i quajtur “Platforma e Tiranës”,  është platforma e miratuar nga tre parti shqiptare BDI, lëvizja Besa dhe koalicioni Aleanca për shqiptarët, dhe e cila, ndër të tjera, kërkon futjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi emrin “Maqedoni”, debatin e hapur me flamurin, himnin dhe stemën e Maqedonis, si dhe përfaqësimi i barabartë i shqiptarëve në strukturat shtetërore.

Platforma përfshin shtatë pikat kryesore, ndër të cilat është se shqiptarët duhet të konsiderohen një popull përbërës i Maqedonisë.

Kërkesa është përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisë, dhe se Kushtetuta duhet të përcaktojë se gjuhët zyrtare të Maqedonisë.

Shqiptarët kërkojnë një debat mbi flamurin, himnin dhe simbolet kombëtare “, në mënyrë që ata të reflektojnë shoqërinë multi-etnike dhe barazinë etnike.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë