“Rusia është në kontakt me Beogradin rreth eskalimit të situatës me Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Alexander Botsan-Kharchenko nga Ministria e Jashtme e Rusisë për mediumin rus ‘Sputnik’.
“Natyrisht, jemi në kontakt gjithë kohën. Bashkëveprimi me Beogradin është gjithashtu intensiv edhe për çështjet që kanë të bëjnë me kundërshtimin e përpjekjeve të Kosovës për tu integruar në organizata ndërkombëtare”, thotë Botsan-Kharchenko.
Kosova kishte shpallur pavarësinë më 2008 dhe është njohur nga më shumë se 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. /gazetametro.net