Loading…

Sqarohet KEDS’i: Nuk kemi paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike

  • 08/10/2021 | 12:08

Sqarohet KEDS’i: Nuk kemi paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike

KEDS’i ka demantuar lajmet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në një prononcim për Metron, zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala ka thënë se janë të pavërteta raportimet se çmimi i energjisë elektrike do të rritet.

“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ne nuk mund të paragjykojmë se çka do të ndodhë. Kjo është thënë edhe në KTV”, ka thënë Buzhala për Metron.

Ndryshe KTV dhe disa media sot kanë raportuar se do të ketë rritje të çmimit të energjisë eletrike.

“Nuk mund të spekulojmë, pasi janë një sërë faktorësh, sa do të jetë kërkesa për konsum, çfarë temperatura do të mbajnë, sa do të ngrohen qytetarët tanë me energji elektrike, sa do të jenë çmimet e importit, pasi aktualisht janë në stratosferë, janë katërfish më të shtrenjta. Është sinjal jashtëzakonisht i keq për atë që do të mund të ndodhë pas disa muajve. Shumica e konsumit është duke u prodhuar në vend, ende nuk ka nevojë për blerje. Do të shikohet mundësia me të gjithë akterët e përfshirë”, ka deklaruar Buzhala në KTV.

Ndryshe rritje të çmimit të energjisë ka në të gjithë botën dhe pritet të ketë pasoja të mëdha në ekonomi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë