Loading…

Sqarohet PZAP: Votuesit jashtë Kosovës ankesat mund t’i bëjnë vetëm në mënyrë fizike

  • 03/02/2021 | 15:30

Sqarohet PZAP: Votuesit jashtë Kosovës ankesat mund t’i bëjnë vetëm në mënyrë fizike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës, se nuk mund të ankohen në mënyrë elektronike dhe se diçka e tillë mund të bëhet vetëm në mënyrë fizike, shkruan Gazeta Metro.


Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një njoftim jo zyrtar nga disa individë e ku ju bëhet thirrje bashkatdhetarëve të cilët nuk janë të përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në mënyrë elektronike, në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected]

Mirëpo kjo informatë është demantuar nga PZAP-ja. Sipas tyre votuesit që gjenden jashtë Kosovës mund të ankohen mirëpo vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Më poshtë reagimi i plotë i PZAP:

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në Facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuar nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it [email protected]

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande, e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar

www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë