Loading…

Sqarohet zyra e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga SHBA në rastin Dehari

  • 25/10/2019 | 17:31

Sqarohet zyra e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me kërkesën për ndihmë juridike nga SHBA në rastin Dehari

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konsideron se disa media kanë keqinterpretuar deklaratën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, shkruan Gazeta Metro.


Kryeprokuroria e Shtetit ka reaguar me anë të një komunikate për media pasi që sipas tyre deklarata e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhënë për një medie në Kosovë me titull “Kryeprokurori Lumezi: Do të kërkojmë ndihmë nga Ambasada Amerikane për hetimin e rastit të Astrit Deharit”.

Reagimi i plotë i Kryeprokurorit të Shtetit:

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ju informon se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, decidivisht ka deklaruar se nëse është e nevojshme, pas ndërmarrjes se të gjitha veprimeve të duhura nga autoritetet vendore për ndriçimin e plotë të rastit të Astrit Deharit, do të kërkohet ndihmë juridike nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Në këtë kontekst, kjo ndihmë eventuale do të realizohet nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare me anë të ekspertizave dhe ekzaminimeve profesionale, të cilat janë të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të procedurës penale të këtij rasti, ashtu siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera në fuqi në Republikën e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë