Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani reagoi me një mesazh emocional për të gjithë ata që e mbështetën gjatë qëndrimit në shtëpi, transmeton Gazeta Metro.
Ish-banorja e përshkroi eksperiencën si një sfidë të fortë personale, duke thënë se kjo periudhë e ka bërë më të fortë dhe më të vetëdijshme për përkrahjen që ka jashtë.
Sipas saj, mbështetja e publikut ishte shtysa kryesore për të vazhduar përpara në momentet më të vështira.
Alba theksoi se çdo votë, mesazh dhe fjalë inkurajuese nga ndjekësit kanë qenë motivi i saj për të mos u dorëzuar, ndërsa u shpreh krenare për rrugëtimin dhe mirënjohëse për të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë kësaj aventure televizive./gazetametro.net
View this post on Instagram